Një i sëmurë me Covid-19 humbi jetën, të martën në mengjes, iduke e çuar në 5 numrin e viktimave në Shqipëri.
Ai është një 49-vjeçar, i cili ishte i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë dhe ndodhej prej 10 ditësh në gjendje kritike në reanimacion. Ai vuante nga diabeti.
49-vjeçari mendohet se është kontakt i pacientëve të parë të gjetur në Shqipëri, babë e bir të ardhur nga Firence.
Numri i rasteve me të infektuar nga Covid-19 në Shqipëri është 123, prej të cilëve 5 kanë vdekur dhe 10 të tjerë kanë mundur të shërohen.