Vila historike e Radio Tiranës drejt shembjes

Nga Alice Elizabeth Taylor
Vila historike e Radio Tiranës drejt shembjes

Dyert dhe dritaret e ndërtesës historike të Radio Tiranës u hoqën në mes të natës gjatë fundjavës, teksa qytetarët qëndruan brenda për shkak të reshjeve intensive të shiut. Me shumë gjasa ajo do të shembet së shpejti për t’i lënë vend një pallati.

Vila, e vendosur pranë Rrugës së Kavajës, është një monument i kategorisë së dytë dhe ishte institucioni i parë mediatik në vend.

Pavarësisht se është monument kulture, heqja e dyerve dhe dritareve le të kuptohet se shembja e saj është afër. Pozicioni i saj në një prej rrugëve kryesore të qytetit, e bën tokën ku vila ndodhet, shumë të lakmueshme nga ndërtuesit.

Vila është e fundit në një varg të gjatë vilash që janë prishur kohët e fundit për t’i hapur rrugën ndërtimit të kullave.

Vila e Radio Tiranës është ndërtuar në vitin 1938 nga familja Kollçiu, si një shtëpi për dy nga vëllezërit e familjes. Ajo ka katër kate, një prej të cilëve nëndhe.

Plotësisht simetrike në modelin dhe paraqitjen e saj, me dy hyrje kryesore dhe një nga pas, vila u ka një stil neoklasik Italian, që ishte shumë popullor në atë kohë. Në fasadën e përparme, vila ka kolona, dritare me korniza druri dhe parmakë metalikë, ndërsa korridori kryesor ishte i veshur me merker.

Më pas, vila u sekuestrua me urdhër të Mbretit Zog dhe u përdor si qendra e Radio Tiranës deri në vitin 1965.

Më pas ajo u përdor nga Instituti i Antropologjisë dhe Artit derisa pronarët e mëparshëm e morën përsëri. Që atëherë është lënë pa restaurime dhe ka degraduar dalë nga dalë.

Vitet e fundit brenda vilës kanë jetuar dhe grupe të komunitetit rom.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>