Virusi A(H3N2) përhapet në Shqipëri

Virusi A(H3N2) përhapet në Shqipëri

Shqipëria është goditur nga një virus i quajtur A(H3N2).  Personat e rrezikuar janë të moshuarit mbi moshën 65 vjeç dhe fëmijët nën moshën 5 vjeç.

Simptomat janë temperaturë e lartë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, bllokim dhe infeksion i rrugëve të frymëmarrjes. Ky virus nuk rrezikon jetën e të sëmurit.

Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në një raport të botuar më 24 dhjetor të vitit 2016, paralajmëroi për praninë e virusit në Evropë për këtë sezon. Vitin e kaluar ky virusi ka mbizotëruan në Slloveni dhe në Itali.

Qendra këshillon vaksinimin paraprak të shtresave më në rrezik—të moshuarve mbi 65 vjeç— si masë efikase për parandalimin e rasteve të rënda.

Në spitalet e vendit ka pasur rritje të numrit të rasteve me këtë virus. Të sëmurët janë përgjithësisht nga zonat jashtë Tiranës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>