Gjatë vitit 2020 kanë ndodhur 6,248 aksidente, duke shkaktuar 159 viktima.
Të dhënat e publikuara nga Urgjenca Kombëtare, tregojnë se çdo ditë të vitit të kaluar kanë ndodhur mesatarisht 106 aksidente. Një person ka humbur jetën çdo dy ditë si pasojë e tyre.
Urgjenca Kombëtare theksoi se edhe pse gjatë vitit 2020 ka pasur kufizim lëvizje, numri i aksidenteve rrugore është shumë i lartë.
Tirana është qyteti që ka regjistruar më shumë aksidente, me 2631 aksidente ose sa 42 përqind e totalit.
Urgjenca Kombëtare rendit në vendin e dytë për numrin më të lartë të aksidenteve Vlorën me 803, duke u ndjekur nga Durrësi me 576.
Berati ka regjistruar 328 aksidente në 2020, Elbasani 458 aksidente dhe Fieri 442 aksidente. Në Korçë ka pasur një numër të lartë, 359 aksidente.
Urgjenca Kombëtarë beri thirrje për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor