Vizita e Merkel, bllokohet qarkullimi në disa rrugë në Tiranë

Nga Exit News
Vizita e Merkel, bllokohet qarkullimi në disa rrugë në Tiranë

Vizita e kancelares Merkel në Tiranë ka bërë që policia të ndërmarrë disa masa sigurie duke përfshirë bllokimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë duke nisur nga ora 9:00.

Të martën do ketë bllokime të lëvizjes së automjeteve, në rrugët; Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Qarkullimi në këto rrugë do të jetë i bllokuar nga ora 09:00-13:00 të së martës.

Vizita e kancelares gjermane nis në orën 10:20, me ceremoninë e mikpritjes në Pallatin e Brigadave.

Në 10:30, Merkel dhe Rama do të zhvillojnë një takim të dy, që do të vijojë edhe me takimin mes 2 delegacioneve.

Në 11: 55 kancelarja dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të shkojnë në Tirana Business Park ku do të ketë një takim mes tyre.

Po në këtë ambient rreth orës 14.35 do të mbahet konferenca për shtyp mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>