Vizita në Gjermani — Pohimet kryesore të Kryeministrit Rama

Vizita në Gjermani — Pohimet kryesore të Kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp të mbajtur sot pas kthimit nga Gjermania u shpreh se negociatat do të hapen por nuk duhet të ketë shtyrje në kohë.

Që ne do i hapim negociatat kjo eshte nje gje qe nuk ka diskutim, problemi eshte te mos kemi shtyrje ne kohe dhe zvarritje te humbasim ate moment fuqie dhe energjie qe ka dhene ky rekomandim” — tha Kryeministri Rama.

Pyetjes së gazetaëve nëse Kancelarja Angela Merkel i kishte kërkuar të arrestonte ish- Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të akuzuar për përfshirje në tarfikun e dorgës, Kryeministri u përgjig se:

Ne ishim në Gjermani, jo në Venezuelë, që të na kërkonin arrestimin, pasi në Gjermani e dinë që kur marrin qumështin e nënës se nuk jemi ne që arrestojmë, por është drejtësia.

Kryeministri sërish komentoi qendrimet e deputetit gjerman Krichbaum duke u shprehur se:

Sa për Krichbaum, nuk ma ka thënë në sy por nuk është surprizë për mua, por ai kështu e mendon. Ai është një ndër qindra deputetët e Bundestagut, kështu që është që mendimi i tij ka atë peshë që ka por nuk më gjen të papërgatitur, dhe nuk është arsye për mua që të më ulët kënaqësia e rezultateve të kësaj vizite.

Kryeministri e quajti të suksesshme vizitën e tij në Gjermani. Ai u shpreh se “kjo vizitë mund të konsiderohet e sukseshme për përmbushjen e objektivave që kishim dhe jam i bindur që në fund të vizitës ka një kuptim më të plotë dhe më të detajuar nga ana e të gjithë aktorëve lidhur me pozicionin në të cilin gjendet sot Shqipëria dhe me legjitimitetin e plotë të kërkesës sonë që raporti i KE të mbështetet nga qeveria dhe nga Parlamenti gjerman”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>