Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paditi, sot, në Prokurori për shpifje, Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën.
Disa ditë më parë, Zoti Basha e ka akuzuar Ministrin Beqaj për favorizim të ish kompanisë së tij në disa tendera.
Zoti Beqaj u shpreh se: ” Përballjes në gjyqin me Bashën nuk do t’i shmangem me raport mjekësor. S’paraqes raport mjekësor për të djegur afatet e gjykimit siç bëri Basha”.
Kjo është akuza e para për shpifje, ende pa u miratuar ligji që i trajton shpifjet e zyrtarëve të lartë si vepra penale.