Vjosa Osmani: Autoritetet kosovare po punojnë për të siguruar vaksina shtesë

Nga Exit News
Vjosa Osmani: Autoritetet kosovare po punojnë për të siguruar vaksina shtesë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vitizoi të martën Qendrën e Vaksinimit kundër koronavirusit në Prishtinë, raporton Radio Kosova e Lirë.

Ajo foli për numrin e lartë të infeksioneve në Kosovë, pjesë e valës së tretë që ka përshkuar Evropën, duke shtuar se “duhet një kujdes më i madh nga secili prej nesh, që në radhë të parë ta mbrojmë veten dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin.”

Osmani, e shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Viti  ka deklaruar se autoritetet po punojnë për sigurimin e më shumë vaksinave.

Vitia ka informuar se mbi 3,100 pjesëtarë të personelit shëndetësor tashmë janë vaksinuar.

Ndërkohë,  javën e ardhshme pritet të filljë vaksinimi i personave mbi moshën 80-vjeç.

Procesi është duke shkuar jashtëzakonisht mirë,” tha Vitia.

I pyetur nëse Kosova ka program për vaksinim masiv, ai u shpreh se vaksinim masiv do të nisë sapo të sigurohen vaksinat shtesë.

Kosova ishte vendi i fundit në Ballakn që filloi fushatën e vaksinimit, më 29 mars.

Ajo ka marr 24 000 dozave të vaksinave AstraZeneca nga 100 800 doza totale që pritet të marr përmes programit COVAX të OBSH.

Kosova pret të marr edhe 76 000 doza të tjera nga  UNICEF gjatë muajit maj.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme