
Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani i kërkoi të hënën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të rishikojë vendimin për votuesit jashtë Kosovës.
Përmes një kërkese të bërë publike nga Osmani, ajo shkruan se e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme “e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë”.
Osmani argumenton se vendimi i KQZ të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante.
Sipas vendimit të KQZ-së:
- Prej një e-mail adrese, aplikuesi mund të aplikojë për vete dhe për rrethin e ngushtë familjar, që kanë të njëjtin mbiemër;
- Në formularët e aplikimit për regjistrim, aplikuesi të shënojë vetëm numrin e tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari;
- KQZ-ja do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim, duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit;
- Nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet;