Vjosa Osmani i kërkon KQZ të rishikojë vendimin për votuesit jashtë Kosovës

Nga Exit News
Vjosa Osmani i kërkon KQZ të rishikojë vendimin për votuesit jashtë Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani i kërkoi të hënën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të rishikojë vendimin për votuesit jashtë Kosovës.

Përmes një kërkese të bërë publike nga Osmani, ajo shkruan se  e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme  “e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë”.

Osmani argumenton se vendimi i KQZ të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante.

kerkesa e Osmanit drejtuar KQZ

Sipas vendimit të KQZ-së:

  • Prej një e-mail adrese, aplikuesi mund të aplikojë për vete dhe për rrethin e ngushtë familjar, që kanë të njëjtin mbiemër;
  • Në formularët e aplikimit për regjistrim, aplikuesi të shënojë vetëm numrin e tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari;
  • KQZ-ja do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim, duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit;
  • Nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet;

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>