Vjosa Osmani: “Non papers” me ide destabilizuese kanë burim Serbinë

Nga Exit News
Vjosa Osmani: “Non papers” me ide destabilizuese kanë burim Serbinë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se  “non-papers”, “që kanë përbrenda ide destabilizuese për rajonin tonë e kanë vetëm një burim: Serbinë”.

Ajo tha se është strategji e vjetër e Serbisë, me qëllim që një qasje e tillë të normalizohet e të bëhet pjesë e debatit të përditshëm.

“Prandaj, të mos bijmë në kurthin e tillë. Të kemi besim në aleatët tanë, por mbi të gjitha të kemi besim në vetveten. “Non-papers”, të tillë lëre që refuzohen nga ana jonë, por as nuk do të mund t’i përcaktojnë veprimet tona e as mbarëvajtjen e dialogut”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook.

Osmani u shpreh se leximi i kujdesshëm i këtyre “non-papers” dhe idevë që prezantohen aty tregon qartë se kush është hartuesi i vërtetë i këtyre dokumenteve.

Këto non papers përfshijnë ndryshimin e kufijve, krijimin e regjioneve autonome apo pushtetet e treta.

“Asnjë “non-paper”, nuk mund t’i ndryshojë prioritetet e as kërkesat tona të drejta në raport me Serbinë: zbardhja e fatit të të zhdukurve, drejtësia si dhe  reparacionet për dëmet e luftës”, tha Osmani.

Lajme te ngjashme