Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Matheë Palmer, ka zhvilluar të enjten një takim virtual me Presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanin.
Palmer ka uruar Osmanin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë.
Osmani, e cila ka garuar në kuadër të listës së Vetëvendosjes ka fituar më shumë vota se cdo kandidat tjetër.
Palët kanë rënë dakord se institucionet e reja të Kosovës duhet të fokusohen në luftën ndaj korrupsionit, në adresimin e pandemisë, në rimëkëmbjen ekonomike dhe në krijimin e vendeve të punës.
Një vend të veçantë në takim ka patur rëndësia e dialogut me Serbinë.
Sipas raportimeve të Radio Europa e Lirë, Osmani ka thënë se dialogu duhet të përqendrohet në njohjen reciproke.
Palmer ka pohuar edhe njëherë pozicionin e SHBA-ve, që do të jenë të përfshira si partnere në dialog, duke i koordinuar qëndrimet me Bashkimin Evropian.