Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani takoi të martën komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi.
Pas takimit më Osmanin, Várhelyi deklaroi në Twitter se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë zbatimin e reformave të lidhura me BE:
“Takim i mirë me Presidenten dhe Kryetaren e Parlamentit në detyrë Vjosa Osmani. Theksuam rëndësinë e vazhdimit të Kosovës për të zbatuar reformat e lidhura me BE, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe për të bashkëpunuar në rajon, ndërsa përfitimet nga Plani Ekonomik dhe i Investimeve.”
Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka nisur një vizitë zyrtare në Bruksel prej së hënës.
Vizita e Osmanit vjen në një moment të vështirë në Kosovë sa i takon situatës politike.
Osmani ka shpallur datën 14 shkurt për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pas rrëzimit të qeverisë Hoti.
Qeveria e re pritet të japë dhe impulse të reja sa i takon bisedimeve Kosovë-Serbi, të cilat kanë ngecur.