Varhelyi takon Vjosa Osmanin: Kosova të vazhdojë me reformat

Nga Exit News
Varhelyi takon Vjosa Osmanin: Kosova të vazhdojë me reformat

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani takoi të martën komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi.

Pas takimit më Osmanin,  Várhelyi deklaroi në Twitter se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë zbatimin e reformave të lidhura me BE:

“Takim i mirë me Presidenten dhe Kryetaren e Parlamentit në detyrë Vjosa Osmani. Theksuam rëndësinë e vazhdimit të Kosovës për të zbatuar reformat e lidhura me BE, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe për të bashkëpunuar në rajon, ndërsa përfitimet nga Plani Ekonomik dhe i Investimeve.”

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka nisur një vizitë zyrtare në Bruksel prej së hënës.

Vizita e Osmanit vjen në një moment të vështirë në Kosovë sa i takon situatës politike.

Osmani ka shpallur datën 14 shkurt për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pas rrëzimit të qeverisë Hoti.

Qeveria e re pritet të japë dhe impulse të reja sa i takon bisedimeve Kosovë-Serbi, të cilat kanë ngecur.

ErhbuPXEAAeaF

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme