Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Tiranë. Takim me drejtuesit politik të vendit

Nga Exit News
Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Tiranë. Takim me drejtuesit politik të vendit

Ushtruesja e detyrës së Presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani do të vizitojë Tiranën zyrtare përgjatë tre ditëve, kur do të zhvillojë takime me krerët e politikës shqiptare.

Në vizitën e saj të parë si ushtruese e detyrës së Presidentit, Osmani do të mbajë edhe një fjalë në Parlamentin e Shqipërisë.

Ditën e parë të vizitës, të mërkurën e 16 dhjetorit, Osmani do të pritet nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Në përfundim të takimit të dy homologët do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për mediat.

Ditën e enjte (17 dhjetor) Osmani do të takohet me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi në orën 9:30 dhe më pas, në 12:30 do të flasë nga salla e seancave parlamentare të Shqipërisë.

Pasditen e së enjtes, në 16:00, Osmani do të takojë Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në ditën e tretë të vizitës së saj zyrtare, Osmani do të takohet me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në orën 10:00 dhe me kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj (në 11:00). Vizita zyrtare e ushtrueses së detyrës së Presidentit në Kosovë do të përfundojë me takimin në 11:45  me ish-Presidentin Sali Berisha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>