Vjosa Osmanin është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës në postin e Presidentes.
Ajo mori 71 vota në raundin e tretë të votimit. Në raundin e tretë të votimit morën pjesë 82 deputetë, ku 11 vota ishin të pavlefshme.
Të shtunën, për shkak të mungesës së kuorumit në 2 votime, Kuvendi nuk arriti të zgjedh presidentin e vendit.
Po ashtu edhe raundi i dytë dështoi, pasi Osmani nuk siguroi dot votat e nevojshme për t’u zgjedhur.
Përballë saj, kandidat për President ishte Nasuf Bejta.
Pas zgjedhjes, Vjosa Osmani bëri betimin para deputetëve.
Vjosa Osmani ishte kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit, pas fitores së përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Presidenti i Republikës së Kosovës fillon mandatin pasi të ketë dhënë betimin para Kuvendit të Kosovës.
Mandati i presidentit është pesë vjet, me të drejtë rizgjedhje.