Vjosa Osmani zotohet të shtojë përfshirjen e grave në dialogun Kosovë-Serbi

Nga Exit News
Vjosa Osmani zotohet të shtojë përfshirjen e grave në dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u zotua se do të sigurojë që gratë të jenë të përfshira në dialogun Kosovë Serbi.

Ajo ishte në prezantimin e raportit “Një ulëse në tryezë”. Osmani tha se kontributi i grave në proceset vendimtare të ndërtimit të shtetit “është i jashtëzakonshëm dhe se roli i tyre nuk mundet kurrsesi të mohohet”.

Presidentja e dytë grua në Kosovë, foli për rolin e grave në luftën e Kosovës. Ajo tha se ato ishin aty kur luftohet për liri dhe kur u shpall pavarësia.

Osmani tha se gratë “janë pjesë e rrugëtimit të shtet ndërtimit, por që tha se shpesh herë ato nuk janë dëgjuar sa duhet në procesin e ndërtimit të paqes”.

Ajo tha se në procesin e dialogut Kosovë-Serbi,  nuk i ka parë sa duhet gratë të përfshira dhe u zotua se do ta ndryshojë këtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>