Frankfurter Allgemeine Zeitung: mungesa e ligjit dhe kapja e institucioneve nga krimi pengojnë futjen e Shqipërisë në BE

Nga Karl-Peter Schwarz
Frankfurter Allgemeine Zeitung: mungesa e ligjit dhe kapja e institucioneve nga krimi pengojnë futjen e Shqipërisë në BE

Në mars bëhen tre vjet që Shqipëria është kandidate për anëtare e BE, por hapja e negociatave shkon vetëm duke u shtyrë. Një ndër problemet kryesore janë mungesa e shtetit ligjor dhe kapja e institucioneve nga krimi i organizuar.

Problem është edhe korrupsioni në gjyqësor. Në Shqipëri, gjyqtarët dhe prokurorët janë të detyruar të bëjnë publike të ardhurat e tyre. Komisioni i BE, ka kritikuar se shkeljet e ketij detyrimi nuk janë ndëshkuar. Në dhjetorin e vititi të shkuar u publikuan të ardhuart e 81 gjyqtarëve të apelit, të cilat u pesëfishuan. Njëri syresh, tregoi se e kishte shtuar pasurinë me 1,5 milionë euro. Shqipëria është ndër vendet më të varfëra në Europe. E ardhura mesatare vjetore është 3800 euro.

Që nga 1 Janari, një ligj detyron vlerësimin e përgjithshëm të gjyqësorit. Afro 800 gjykatës e prokurorë duhet të verfikohen për profesionalitetin, integritetin, pavarësinë politike e lidhjet me krimin. Për këtë, qëllim do të krijohet një komision me 27 anëtarë të cilët emërohen nga Kuvendi. Veprimtaria e tyre do të mbikqyret nga vëzhgues ndërkombëtare. Akti i parë i tyre është perpilimi i një liste të zezë për të penguar që persona të dyshimtë të emërohen në këtë komision.

Vëzhguesit udhëhiqen nga Genoveva Ruiz Calavera një funksionare e Komisionit Europian. Shpallja e kësaj procedure shkaktoi dorëheqjen e disa magjistratëve. Konsiderohet se dy të tretat e magjistratëve, gjyqtarë e prokurorë, nuk do ta kalojnë klasën. Asnjë nga vendet ish komuniste nuk ka ndërmarrë një reforme kaq radikale, ftesa e vëzhguesve të huaj tregon pafuqinë e vendit për të çliruar drejtësinë nga prangat e korrupsionit dhe instrumentalizimit politik.

Megjithëse vezhguesit ndërkombetare nuk kane fuqi ekzekutive, zor se mund të kundërshohen nga instancat shqiptare. Qe vlerësimi të mos përdoret politikisht duhet qe integriteti i të gjithe atyre që perfshihen ne të, të jetë mbi çdo dyshim. Përfaqësia e BE është me rëndësi pasi bën ndërmjetësuesen ndërmjet vëzhguesve të huaj dhe zyrtarëve të Tiranës. Pikërisht ambasadorja e BE kroatja Romana Vllahutin është përballuar me një afere korrupsioni të zbuluar nga mediat shqiptare, në lidhje me vilën pompoze 600 metra katror që u mor nga EAD si rezidencë për të. Vila u ble nga me një çmim prej 1,65 milion euro në rezidencën ekskluzive, Rolling Hills. Çmim, i cili është dyfish më i shtrenjtë se i tregut të asaj zone. Ingeborg Gresle (CDU) kryetare e komisionit për mbikqyerjen e buxhetore në Parlamentin Europian po heton blerjen e vilës.

Ajo shprehet se rasti në fjalë e ka dëmtuar rëndë imazhin e BE –së. Opozita shqiptare dyshon për ish punonjësen e presidentit socialist, Ivo Josipovic të Kroacisë, se ajo po punon nën rrogozë me kryeministrin socialist, Edi Rama për të deformuar reformën në drejtësi në favor të Edi Ramës. Në qershor mbahen zgjedhjet në Shqipëri, opozita e ka braktisur parlamentin me argumentin se zgjedhjet janë në rrezik dhe kërkon një qeveri teknike.

Rama në të kundërtën akuzon se opozita kërkon ti shpëtojë reformës në drejtësi e të bllokojë integrimin e vendit në BE (përsa kohe opozita është jashte parlamentit Komisoni i vleresimit nuk mund të formohet). Konfrontimet janë rritur edhe brenda koalicionit; ministri i drejtësisë Ylli Manjani duhet të jepte dorëheqjen, kur akuzoi haptazi se socialistët janë mbrojtësit e baronëve të drogës. Krimi i organizuar dhe droga kanë rrënjë të thella në politikën shqiptare. Përfaqësuesi i OSBE-së Bernd Borchard deklaroi se më shumë se 2 miliard euro nga paratë e drogës mund të përdoren për të manipuluar zgjedhjet. Nga ligji i dekriminilazimit jane prekur afro 30 deputetë e të tjerë, së fundmi edhe deputeti socialist Armando Prenga, por sukseset të mëdha në luftë kundër krimit të organziuar nuk ka.

Një urdher arresti nderkombetar për Klement Balilin, i cili cilësohet si Eskobari Ballkanit u injorua nga policia shqiptare derisa ai mundi të fshihej. Nën rrjetën e hetuesve bien vetëm peshqit e vegjël. E cuditshme është që kanabisi nga Shqipëria ka mbytur tregun, ndërsa policia krenare deklaron se ka shkatërruar 99 përqind të territorit të mbjellur me drogë. Vetëm në shkurt policia italiane arriti të kapte shumë tonelata drogë. Prokurori i antimafies italiane Franko Roberti, deklaroi në Tiranë se prodhimi i kanabisit është trefishuar. Ai do të bashkëpunojë ngushtë me kolegët në Tiranë për të gjetur arsyen.


Përkthimi në shqip nga Syri.net

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>