Vlahutin — Lufta kundër korrupsionit dhe kanabisit, kusht për hapjen e negociatave

Vlahutin — Lufta kundër korrupsionit dhe kanabisit, kusht për hapjen e negociatave

“Reformat nuk ndodhin sepse i kërkon Bashkimi Evropian por sepse shqiptarët i kërkojnë ato”, — u shpreh Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin në fjalën e saj gjatë dëgjesës me publikun për Raportin Vjetor të Shqipërisë 2018.

Ambasadorja u shpreh se paketa e zgjerimit do të publikohet në prill të vitit 2018, në ndryshim nga vitet e tjera, ku ajo publikohej në nëntor. Ky vendim i jep më shumë kohë vendeve të raportojnë. Vlahutini theksoi se Raporti i vitit 2018 do të jetë shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.

“Vitin e shkuar, Komisioni i dha Shqipërisë një Rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave, duke parë progresin e arritur në vitin 2017. Kjo kërkon hapa të rëndësishëm në reformën në drejtësi, përfshirë vetingun por edhe progres të vazhdueshëm dhe të besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, luftën kundër korrupsionit, reformën në administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore”, — tha Ambasadorja.

“Çdo vendim në lidhje me hapat e ardhshëm të Shqipërisë drejt BE-së do të merret nga vendet anëtare, në bazë të rekomandimeve të Komisionit”,— vazhdoi Vlahutin.

Ambasadorja foli edhe për rolin e shoqërisë civile, duke u shprehur se shoqëria civile në Shqipëri ka nevojë të organizohet për t’i dhënë zë qytetarëve shqiptarë. Në fund ajo u shpreh se delegacioni i BE-së do të mbështesë organizatat jo qeveritare për të ndërtuar kapacitet e nevojshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>