Kompania Vodafone Albania do të mbyllë programin M-Pesa më 14 korrik. Kjo do të prekë rreth 250 mijë përdorues, të cilët deri më 29 qershor 2017, kishin kohë për të tërhequr paratë nga llogaritë e tyre M-pesa. Kështu bëhet e ditur nga media Mobile World Live.
Vodafon Albania ende nuk ka bërë të ditur arsyet e mbylljes së M-Pesa në Shqipëri. Ky program kishte për qëllim transferimin e parave nëpërmjet shërbimit të telefonisë celulare.
Mendohet se cilësia e ulët e shërbimit e ofruar nga dega e Vodafonit në Afrikën e Jugut ishte arsyeja e dështimit të M-Pesa në vitin 2016.
M-Pesa është shërbimi më i suksesshëm i transferimit të parave. Ky shërbim përdoret nga 25 milionë persona në 10 vende të ndryshme. 90 përqind e përdoruesve të këtij shërbimi janë në Kenia.
Në vitin 2015, Banka e Shqipërisë licensoi zyrtarisht Vodafone M-Pesa për ofrimin e shërbimeve të parave elektronike.
Shqipëria ishte i dyti shtet në Evropë, i cili ofroi shërbimin M-Pesa pas Rumanisë.