Vokshi: 36 milionë euro për kullat e teatrit do të mjaftonin për të marrë masa për qytetarët

Nga Exit News
Vokshi: 36 milionë euro për kullat e teatrit do të mjaftonin për të marrë masa për qytetarët

Ish deputetja Albana Vokshi deklaroi se 36 milionë euro që do të shpenzohen për të ndërtuar teatrin me kulla do të mjaftonin për të marrë masa për qytetarët.

Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan se kjo shumë mund të përdorej për testime, maska e dezinfektantë, shpërblim për mësuesit.

“Zhvatja e 36 milione eurove per projektin e teatrit me kulla, Albana Vokshi: Te investohen per shendetesine dhe arsimin.

36 milionë euro që kanë ndërmend të zhvasin për projektin e ri të #teatrit me #kulla, do të stërmjaftonin:
– për testime masive periodike për mësuesit;
– për maska e dezinfektantë për mësues e nxënës;
– për infrastrukturë shkollore me standarte me kushte të përshtatshme higjeno sanitare, me ujë të rrjedhshëm;
– për plarforma për mësimin në distancë;
– për tableta e internet falas për cdo mësues e nxenës;
– për mbulimin e shpenzimeve për kurim për mësuesit;
– shpërblim dinjitoz për punën e tyre me aq përkushtim edhe në kushtet aq të vështira të pandemisë së COVID19.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>