Vokshi: 8 mësues të infektuar tek ‘Emin Duraku’, qeveria nuk njofton prindërit

Nga Exit News
Vokshi: 8 mësues të infektuar tek ‘Emin Duraku’, qeveria nuk njofton prindërit

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi deklaroi, të hënën, se shkolla 9-vjeçare në Tiranë është kthyer në një vatër infeksioni koronavirusi, por drejtuesit e shkollës refuzojnë të lajmërojnë prindërit.

Në një deklaratë për shtyp nga shkolla 9-vjekoronavirusi, por drejtuesit e shkollës refuzojnë të lajmërojnë prindërit.

Në një deklaratë për shtyp nga shkolla 9-vjeçare, Zonja Vokshi tha se të paktën 8 mësues janë infektuar dhe 20 të tjerë janë vetëkarantinuar:

“Shkolla ‘Emin Duraku’ është shndërruar në një vatër infeksioni: 8 mësues dhe 20 të karantinuar.

Por asnjë prind nuk është njoftuar dhe asnjë nxënës që ka pasur kontakt me këto mësues, nuk është testuar.

Drejtoria e shkollës ka refuzuar të japë informacion për mësuesit e infektuar, pavarësisht këmbënguljes së prindërve.”

Vokshi i bëri thirrje qeverisë Rama që të nisë sa më parë zbatimin e planit me 5 pikë të rekomanduar nga Partia Demokratike, për të menaxhuar situatën e krijuar nga pandemia.

Në lidhje me situatën në shkolla, Vokshi kërkoi sa më parë:

  • Testimin e vazhdueshëm të mësueve dhe nxënësve;
  • Ofrimin e maskave dhe dezinfektantëve falas në shkolla;
  • Krijimin e kushteve higjieno-sanitare që çdo mësues e nxënës të ketë mundësi të lajë duar me ujë e sapun.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>