
Albana Vokshi, kandidate për deputete e PD-së, në Tiranë akuzoi Partinë Socialiste për shkelje të heshtjes zgjedhore, të shtunën.
Vokshi u shpreh për median se në njësinë numër 9 në tiranë, qeveria ka shtruar rrugën në mesnatën e së shtunës.
Ajo i bëri thirrje qytetarëve të “refuzojnë politikën e mashtrimit të Edi Ramës. Të dielën masivisht në votime për t’i thënë jo fasadës së mjerimit! Të dielën votojmë 9, votojmë ndryshimin!”.