Vokshi akuzon Ramën dhe Veliajn se planifikojnë ndërtimin e një kulle 45 kate tek ‘Sarajet’

Nga Exit News
Vokshi akuzon Ramën dhe Veliajn se planifikojnë ndërtimin e një kulle 45 kate tek ‘Sarajet’

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se fshihen pas zjarrvënies tek Sarajet në orët e para të mërkurës.

Sipas Vokshit, synimi i Ramës dhe Veliajt është që në truallin ku ndodhet monumenti i kulturës të ndërtohet një kullë 45 kate, për të cilën media ka denoncuar prej një viti.

Deputetja e zgjedhur e PD shton se sot pritet të vijnë në Shqipëri rreth 250 afganë, ngjarje e cila sipas saj do të shërbejë për të zhvendosur vëmendjen nga djegia e vilës Sarajet.

Presidenti Meta gjithashtu ka denoncuar se zjarrvënia e vilës ‘Sarajet’ të martën ka për qëllim t’i hapë rrugë ndërtimit të kullave në truallin ku ajo ndodhet.

Nëpërmjet Facebook, Ministrja e Kulturës Elva Margariti njofton se institucionet në varësi të saj kanë kallëzuar rastin në polici dhe mbështet nismën e kryebashkiakut Veliaj për ta shndërruar godinën në muze.

Në orët e para të së martës, i është vënë zjarri nga persona të paidentifikuar vilës Sarajet, në rrugën Abdi Toptani, në pjesën para Qendrës Toptani, përballë Hotel Plaza.

Djegia ndodh në një moment kur vila është në proces shpronësimi me justifikimin se do të kthehet në muze.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>