Vokshi denoncon paligjshmëritë dhe shkeljet në zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve

Nga Exit News
Vokshi denoncon paligjshmëritë dhe shkeljet në zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka denoncuar paligjshmëritë dhe shkeljet në zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve, të cilat po zhvillohet të enjten në 30 korrik.

Në një postim në Facebook, Vokshi ka postuar foto nga kutitë e votimit në garën për rektor të Universitetit të Tiranës, ku dallohet sigla e Partisë Socialiste në kutinë e votimit.

foto ps

Zonja Vokshi shkruan se ‘partia shtet’ ka siguruar logjistikën duke shkelur Ligjin për Arsimin e Lartë, duke shkelur autonominë universitare.

Ajo paralajmëron se PS-ja, jo vetëm ka siguruar logjistikën, por ka përcaktuar dhe fituesin, ndaj zgejdhjet në universitet janë farsë.

Në një postim tjetër, Vokshi publikoi foto dhe video nga turma e studentëve në hyrje të Fakultetit të Drejtësisë, të cilët janë kërcënuar për të votuar me detyrim, edhe pse kjo vë në rrezik shëndetin e tyre dhe lejon përhapjen e Covid-19.

Ajo shkruan:

“Turma studentësh përpara Fakultetit të Drejtësisë. Pa maska e distancim social. Presin të hyjnë në provimet që jau kanë lënë qëllimshëm, ata qe kandidojnë për rektorë e dekanë

Studentët po dhunohen duke i futur me forcë në votim e duke rrezikuar shëndetin e tyre, me qëllimin e vetëm uzurpimi dhe pushteti.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>