Vokshi denoncon: Teza e matematikë doli kur maturantët ishin ende në provim

Nga Exit News
Vokshi denoncon: Teza e matematikë doli kur maturantët ishin ende në provim

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi denoncoi sot faktin se teza e provimit të maturës së matematikës ka ‘rrjedhur’ dhe është publikuar në media, në kohën kur nxënësit ishin ende në provim.

Përmes një statusi në Facebook, Vokshi akuzoi qeverinë dhe ministrinë e Arsimit se nuk ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar rrjedhjen e tezës dhe kopjimin:

‘U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto.

Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë shoë me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!

Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>