Vokshi denoncon vdekjen e një banori në kushte të varfërisë

Nga Exit News
Vokshi denoncon vdekjen e një banori në kushte të varfërisë

Drejtuesja politike e njësisë 11, Albana Vokshi denoncoi të shtunën vdekjen e një banori të Laprakës, I cili ishte në varfëri ekstreme.

Ajo pohoi se vetë, para pak ditësh ajo ishte në shtëpinë e tij ku denoncoi mungesën e kushteve bazë për të jetuar. Ai nuk merrte asnjë ndihmë nga shteti dhe jetonte në një banesë të rrënuar.

“Për fat të keq kjo ishte një kronikë e një vdekje të paralajmëruar. Askush nuk vuri dorë për të ndihmuar Flamur Zaçen. Këta që të qajnë ditën, po i vrasin ata me neglizhencë dhe me braktisje natën.”

Vokshi pohoi se vdekja e Flamur Zaçaj është këmbanë alarmi për sistemin anti-human që ka ngritur kryeministri Edi Rama.

Humbjen e jetës së Flamurit në mjerim total unë do ta konsideroja si një akuzë të rëndë ndaj sistemit anti-human që ka ngritur Rama në këto 8 vjet, për të gjithë invalidët apo të gjithë personat në pamundësi, që i ka braktisur. “

Vokshi shtoi se këtij sistemi do t’i vijë fundi me 25 prill.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>