Vokshi dorëzon padinë në SPAK për Manastirliun, Manjën, Veliajn dhe Lamen

Nga Exit News
Vokshi dorëzon padinë në SPAK për Manastirliun, Manjën, Veliajn dhe Lamen

Kandidatja për deputete e PD Albana Vokshi dorëzoi të mërkurën padinë në SPAK për Ogerta Manastirliun, Ulsi Manjën, Erion Veliajn dhe Artan Lamen.

Ajo takoi banorët e Njësisë 9 në Tiranë, tek zona në fund të Bulevardit të Ri. Ata denoncuan ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se u ka kërkuar votën në shkëmbim të certifikatave  së legalizimeve.

“Ka ardhur ministrja, i ka takuar këta njerëzit këtu, u ka thënë “më jepni votën, bëjmë legalizimin”, tha banori Ukë Neza.

“Këtu po kryhet një krim tjetër elektoral, sepse Ogerta Manastirliu tek njësia 9 apo Ulsi Manja tek njësia 11, që po shkon të premtojë legalizimet, kur ju takon me ligj, po bëjnë një krim elektoral që duhet hetuar urgjentisht nga SPAK”, tha Vokshi.

Ajo u tha banorëve se “kushdo që ju troket në derë nga këta, mos ia hapni, sepse po ia hapni derën dështimit për herë të tretë”.

“Kjo nuk është një betejë mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, por për të ardhmen e familjeve tona, është një betejë mes dështimit dhe të keqes së qeverisë së Edi Ramës dhe të mirës e prosperitetit në një qeverisje që do të drejtohet nga Lulzim Basha”, tha Vokshi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>