Partia Demokratike akuzoi se qeverinë Rama se nuk ka pasur një plan për hapjen e shkollave në kushtet e pandemisë.
Albana Vokshi në një njoftim për shtyp tha se qeveria nuk ka ndërtuar asnjë nga “103 shkollat e shembura dhe dhjetëra të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, duke lënë në mëshirë të fatit 23 mijë nxënës.
Sipas një vëzhgimi të PD-së, “80% e shkollave nuk ka kushte higjenike dhe infrastruktura e dobët shkollore nuk krijon kushtet për zbatimin e protokolleve të sigurisë”.
Kjo situatë u shkaktua, sipas Vokshit, sepse qeveria Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë abuzuar me taksat e qytetarëve dhe kanë investuar vetëm në fasadë:
“Erion Veliaj ka mbledhur 25 milonë euro taksë për infrastrukturën shkollore në Tiranë, por këto para nuk kanë shkuar për përmirësimin e kushteve të shkollave në Tiranë.
Me 25 milionë euro duhet të ishin ndërtuar të paktën 10 shkolla supermoderne ose të ishin transformuar dukshëm të gjitha shkollat e kryeqytetit”.
Ndërsa, qeverisë, tha Vokshi do t’i duheshin “më pak se 2 milionë dollarë, të cilat sigurojnë testim kombëtar për COVID 19 dhe testim serologjik, nëse mësuesit e kanë kaluar apo jo virusin”.