
Përfaqësuesja e PD-së, Albana Vokshi ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj, ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe deputetin Ulsi Manja për krime zgjedhore.
Përmes një deklaratë për mediat, Vokshi u shpreh se në njësinë 9 kanë filluar punimet për mbylljen e kanalizimeve dhe asfaltimin e rrugëve.
Sipas saj, Kodi Zgjedhor ndalon punime të tilla në kohë fushate elektorale.
“Ky është një krim elektoral. Pas 8 vjet qeverisje të dështuar të Edi Ramës, qytetarët e kanë kuptuar se ky asfalt elektoral nuk u përmirëson jetesën, por siç thanë edhe banorët, ka sjëllë më shumë probleme nga bllokimi i kanalizimeve”
Vokshi i bëri thirrje SPAK të nisë menjëherë hetimet dhe ftoi qytetarët të votojnë PD-në në 25 prill.