Vokshi kërkon marrjen e masave ndaj administratës së Kuvendit

Nga Exit News
Vokshi kërkon marrjen e masave ndaj administratës së Kuvendit

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi kërkoi të merren masa ndaj administratës së Kuvendit për bllokimin e punës dhe ndalimin e transmetimit të mbledhjes së Komisionit në RTSH dhe Facebook.

Vokshi, u shpreh për median se mbledhja e Komisionit të Shendetësisë nuk u zhvillua të martën për shkak të tërheqjes së administratës së Kuvendit me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit. Ajo shtoi se edhe kërkesa e saj për prani fizike të deputetëve nuk u plotësua:

Unë kam njoftuar për mbledhje me prani fizike. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka urdhëruar largimin e stafit të Komisionit.

Unë kërkoj të merren masa pë rata që kanë tentuar të bllokojnë fjalën e opozitës në Kuvend, apo ti mbyllë çdo kanal publikimi.

Ata bllokuan transmetimin e Komisionit në RTSH,në televizionin shtetërorë. Më pas na fshinë nga faqja zyrtare e kuvendit në rrjetet sociale”.

Deputetja e akuzoi qeverinë për përdorimin e dy standarteve, me qëllim bllokimin e fjalës së opozitës: në mbrëmje gala dhe në mbledhje qeverie pa masa antiCovid dhe në komisionet parlamentare me opozitën ndalon praninë fizike.

“Ne do vazhdojmë mbledhjet me prani fizike. Kuvendi të marrë masa për të zhvilluar komisionet me prani fizike”, theksoi Vokshi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>