Albana Vokshi kritikoi qeverinë për dështimin me sistemin e arsimit në këto 8 vite.
“Qeveria ka pritur kapsin dhe ka stimuluar uljen e cilësisë së mësimdhënies, duke mos investuar asnjë qindarkë për arsimin online”, u shpreh në një takim me mësues të arsimit parauniversitar, koordinatorja politike e PD.
Vokshi theksoi se qeveria e PD-së do të ketë në qëndër të programit mësuesin, pedagogun.
“Ne do të investojmë në arsim, edhe si investimi më i madh që i kthehet ekonomisë dhe shoqërisë.”- thelsoi ajo, duke ftuar mësuesit të bashkohen me PD në zgjedhjet e 25 Prillit.