Vokshi— Kryeministri Rama do të përfitojë 250 milionë euro nga shembja e teatrit

Vokshi— Kryeministri Rama do të përfitojë 250 milionë euro nga shembja e teatrit

Kuvendi miratoi dje me procedurë të përshpejtuar futjen në kalendar të projektligjit të ri të teatrit. Kuvendi me 74 vota pro dhe 46 kundra miratoi shembjen e godinës së teatrin dhe dhënien e tokës publike kompanisë Fusha shpk.

Kundra këtij vendimi reagoi Kryetarja e Komisionit të Arit, Medias dhe Edukimit Albana Vokshi. Deputetja Vokshi i bëri thirrje të gjtihë qytetarëve të reagojnë sepse “nesër Edi Rama do t’ju marrë edhe shtëpitë e pronat tuaja”.

Kryeministrit Rama nuk i intereson Shqipëria e integruar, apo hapja e negociatave, por fitimeve marramëndëse nga kjo aferë e madhe korruptive, minimum i fitimit në xhepin e Kryeministrit 205 mln euro”— tha deputetja Vokshi.

“Zoti Ruçi, me këtë ligj po prisni në besë artistët që ju premtuar mbështetje! Zoti Majko, që këni kundërshtuar prej 12 vjetësh prishjen e Teatrit Kombëtar, refuzojeni këtë ligj kriminal, korruptiv dhe antikushtetues”— iu drejtua ajo Kryetarit të Kuvendit dhe deputetit te PS-së Majko.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>