
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi përshëndeti gazetarët dhe BE-në që ngritën zërin për censurimin nga Kuvendi dhe i bëri thirrje këtij të fundit të tërhiqej nga vendimi arbitrar.
“Vendimi i paligjshëm, antikushtetues dhe antidemokratik që pengon gazetarët të bëjnë punën e tyre në Kuvend duhet të zhbëhet,” shkruan Vokshi në një status në rrjetin Facebook.
Ajo e quajti atë një vendim politik të marr nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili do të duhej të kërkonte falje sipas Vokshit.
“Kufizimi i lirisë së medias në një vend që pritet të hapë negociatat me BE është po aq i papranueshëm sa vjedhja e votës!,” përfundon ajo.