
Përfaqësuesja e PD-së, Albana Vokshi deklaroi se liria e medias po tkurret gjithnjë e më shumë në pushtetin e Edi Ramës.
Përmes një postimi në Facebook, Vokshi shkruan se zgjedhjet e 25 prillit treguan se mediat janë nën presionin e Ramës.
“Liria e medias, si një prej standardeve kyçe të shtetit të së drejtës dhe një shoqërie demokratike po pëson pikiatë të fortë. Treguesi më flagrant ishin zgjedhjet e kapura të 25 Prillit ku presioni politiko ekonomik i qeverisë dhe financimet e dyshimta, cënuan rëndë pavarësinë dhe rolin informues të mediave televizive të shtypit dhe portaleve.”
Vokshi pohoi se autocensura, pasiguria për vendin e punës, kërcënimet dhe kanosjet e kanë përkeqësuar lirinë e medias. Ajo shtoi se beteja për një lirinë e medias është në misionin e PD-së.