Albana Vokshi, deputetja e PD-së kërkon mbështetjen e Partive Popullore Europiane për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri.
E pranishme në Forumin e Grave të PPE-ve, Vokshi foli për kontrollin e vendimarrjes nga oligarkët dhe krimi i organizuar.
“Ne kërkojmë mbështetjen tuaj, të PPE-së, të parlamenteve të vendeve tuaja, që të na mbështesin në kauzën tonë për rivendosjen e demokracisë, shtetit ligjor, ku në themel të qeverisjes të jetë vota e lirë dhe të respektohen të drejtat ligjore e kushtetuese.”- u shpreh zonja Vokshi në Forumin e Grave të PPE-së.
Ajo foli edhe për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit përmes nxjerrjes së të dhënave personale të të gjithë votuesve, përdorimin e burimet njerëzore dhe fondeve të tërmetit, të shëndetësisë, legalizimet dhe punësimet elektorale.
“Çdo pushtet që zotëron, si një autokrat në mes të Europës, Edi Rama e vuri në shërbim të karriges së tij për të marrë mandatin e tretë në mënyrë të paligjshme. Raporti i OSBE/ODIHR evidentoi shkelje të rënda, që konfirmon se shteti u vu në shërbim të PS.” – u Vokshi.