
Albana Vokshi akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk mendon për qytetarët por vetëm për klientët e tij. Vokshi në një deklaratë për shtyp u shpreh:
“Shkolla “Jeronim De Rada” e rikonstruktuar me fonde nga shteti mik i Katarit, nuk ka pajisje e nevojshme për mësim”.
Ajo u shpreh se rasti i shkollës “Jeronim De Rada” tregon mashtrimet e Veliaj:
“Prindërit detyrohen t’i paguajnë vetë të gjitha. Dështimi i Ramës po rëndon në xhepat e prindërve, në xhepat e qytetarëve të Tiranës me taksën antikushtetuese, për infrastrukturën e arsimit”.
Vokshi premtoi se “më 25 prill, ne do ta ndryshojmë këtë, që prindërit të mos paguajnë për një të drejtë kushtetuese, arsimin falas dhe cilësor”.