Vokshi nga Fieri: Rama jep miliona euro për inceneratorë që nuk punojnë

Nga Exit News
Vokshi nga Fieri: Rama jep miliona euro për inceneratorë që nuk punojnë

Partia Demokratike denoncoi, të mërkurën, shpërdorimin e parave nga qeveria Rama për interesa të një grupi njerëzish.

Në një deklaratë për shtyp nga Mbrostari i Fierit, ish-deputetja Albana Vokshi deklaroi qeveria i ka dhënë ditët e fundit, dy milionë euro dy incenereatorëve të Fierit dhe të Tiranës, të cilët ende nuk punojnë. Në total, për llogari të këtyre dy inceneratorëve qeveria ka paguar rreth 75 milionë euro, kur ato ende nuk kanë nisur punën.

Vokshi deklaroi se ‘mbetjet vazhdojnë të grumbullohen por ato nuk përpunohen pasi impianti nuk është funksional’, ashtu siç parashikonte kontrata.

Ish-deputetja theksoi se në një situatë pandemie, 2 milionë euro mund të ishin përdorur për qytetarët, nëse qeveria do të kishte interesat e qytetarëve dhe jo të oligarkëve:

“Nëse paratë do të shkonin në interes të publikut, në interes të shqiptarëve, me 2 milionë euro mund të ishin siguruar maska për 1 milionë qytetarë shqiptarë për të gjithë sezonin e dimrit. Maska për pensionistët, për fëmijët, për mësuesit dhe për të papunët që nuk mund t’i sigurojnë dot ato.

Do të kishin shkuar për interes të publikut mund të ishin shpëtuar më shumë se 2 mijë biznese të vogla.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>