
Drejtuesja politike e PD-së në njësinë 11, Albana Vokshi ka paditur ministren e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për shkelje të Kodit Zgjedhor.
Sipas Vokshit, zyrat e PS në zonën e Manastirliut janë shumë afër me qendrat e votimit. Kodi Zgjedhor parashikon se zyrat e partive duhet të jenë 300 metra larg qendrës së votimit.
“Është një akt i paligjshëm që synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit”, u shpreh Vokshi.
Vokshi i bëri thirrje KQZ të mos jetë e njëanshme dhe të urdhërojë mbylljen e këtyre zyrave.