
Partia Demokratike ka kërkuar transparencë të plotë në lidhje me hetimin e SPAK ndaj pronarit të televizionit ORA, zotit Ylli Ndroqi, “duke qenë se mund të vihet në rrezik serioz liria e medias”.
Albana Vokshit, në një deklaratë për shtyp tha se PD e mbështet çdo hetim, por “pretendimet e avokatëve mbrojtës për një sulm politik ndaj klientit të tyre janë shqetësuese dhe kërkojnë shqyrtim serioz”.
Vokshi dënoi “dërgimin e forcave policore për të rrethuar RTV Ora dhe Ora News, duke ushtruar presion psikologjik mbi gazetarët dhe stafin”.
Ajo shprehu mbështetjen e PD-së ndaj medias dhe kërkoi që SPAK të sqaroi edhe sekuestrimin e mediave të Ndroqit.