
Kandidatja për deputete e PD, Albana Vokshi, ka zhvilluar disa takime elektorale me krerë të bizneseve të vogla në njësinë 9.
Një qytetare i tregoi Vokshit se nuk kanë patur mbështetje nga qeveria dhe bashkia gjatë pandemisë. Përkundrazi, janë rënduar me gjoba e taksa.
Ajo u ankua edhe për mungesën e rimbursimit të mjekimeve antiCovid, të cilat i kushtuan kursimet e jetës.
Qytetarja tregoi edhe për uljen e konsumit dhe se qytetarët vazhdojnë të blëjnë me lista.
Vokshi, nga ana e saj, tha se kudo ku shkon shikon se ekonomia ka rënë.
“Me programin e PD biznesi i vogël do të paguajë vetëm 1 taksë dhe ajo do të jetë e ulët, sa një e treta e asaj që paguani,” siguroi ajo.