Vokshi për mbylljen e televizionit Ora: Sot nuk duhet të heshtë askush

Nga Exit News
Vokshi për mbylljen e televizionit Ora: Sot nuk duhet të heshtë askush

Partia Demokratike përmes, Albana Vokshit reagoi kundra vendimit të qeverisë për mbylljen e televizionit Ora News. Në një deklaratë për shtyp, Zonja Vokshi tha se urdhëruesi direkt është Kryeministri Rama:

“Urdhri për mbylljen e Radio Televizionit Ora është dhënë nga Edi Rama, pasi nuk ka asnjë punonjës publik që mund të guxonte të urdhëronte mbylljen e një media për një shkelje banale”.

Ajo tha se “shënjestra e parë e Edi Ramës ishin emisioni “Tempora” i Sonila Meços dhe “360 Gradë” të Artur Zhejit, dy emisione dhe dy figura mediatike të njohura si kritike ndaj qeverisjes. Mesazhi është i qartë: këto dy emisione dhe këta dy njerëz janë armiqtë e Edi Ramës”.

Më tej, Zonja Vokshi u shpreh se:

“Kjo është dhunë ndaj pronarëve për të mbyllur emisionet kritike dhe për të përzënë gazetarët kritikë. Është i njëjti skenar që u përdor kundër Ylli Rakipin dhe emisionit Të Paekspozuarit. Kundër Adi Krastës dhe emisionit A-Show. Kundër Artan Ramës dhe emisionit Publicus.

Të gjithë këto emisione u mbyllën nën dhunën direkte të Edi Ramës me mediat për arsye se këto emisione dhe këta gazetarë zbuluan korrupsionin, abuzimin e pushtetit dhe keqqeverisjen e Edi Ramës.

Është i njëjti qendrim armiqësor dhe hakmarrës që u përdor kundër televizionit Agon Channel derisa e mbylli gjithë televizionin.

Prandaj sot nuk duhet të heshtë askush. Nuk duhet të heshtë asnjë media, asnjë forcë politike, asnjë organziatë e shoqërisë civile, asnjë figurë publike.

Mbyllja e Orës nuk ka të bëjë me një televizon, por me lirinë e shprehjes, me lirinë e medias, me lirinë e të menduarit, me liritë politike.

Nëse i hapim rrugën këtij abuzimi pushteti dhe dhune ndaj medias, nesër do të vijë rradha e dhunës direkte ndaj qytetarëve”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>