Vokshi përshendet vendimin e AMA-s: Projekt-ligji për median antikushtetues

Vokshi përshendet vendimin e AMA-s: Projekt-ligji për median antikushtetues

Ish-kryetarja e Komisionit parlamentar të Medias, Albana Vokshi përshëndeti vendimin e sotëm të bordit të Autoritetit të Medias Audiovizive për të mos miratuar projekt-ligjin për median, propozuar nga qeveria Rama, pjesë e paketës ‘anti-shpifje’.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ish-deputetja Vokshi u shpreh:

“Sot, shumica e Bordit të AMAs: Sami Neza, Agron Gjekmarkaj dhe Suela Musta, duke qëndruar në lartësinë e detyrës për të cilën janë votuar, kanë rrëzuar me shumicë votash (3 vota kundër dhe 2 vota pro) ligjin e rikthimit të dënimeve të gazetarëve për agjitacion e propagandë.

[Ata] e kundërshtuan projekt-ligjin si antikushtetues dhe si cënim të lirisë së medias, lirisë së mendimit dhe të drejtës për informim. Ata shprehën shqetësimin për vlerësimin e përmbajtjes editoriale të mediave të shkruara si dhe kontrollin e tyre nga ana e qeverisë duke anashkaluar parimin e vetërregullimit, siç përcaktojnë direktivat e BE.”

Zonja Vokshi theksoi se projekt-ligjet për media, të propozuara nga shumica socialiste synojnë censurimin e medias dhe për këtë, ‘janë antikushtetuese, janë rrezik për lirinë e medias, lirinë e shtypit, të drejtën për informim si dhe cënim i demokracisë.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>