Vokshi: Rama nuk i do listat e hapura

Nga Exit News
Vokshi: Rama nuk i do listat e hapura

Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi pohoi se kryeministri Rama po përdor pjesmarrjen e grave në lista e deputetëve si një mekanizëm për të mos pranuar listat e hapura.

Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan:

“Sa herë bëhet fjalë për të ruajtur pushtetin e tij, Edi Rama mashtron dhe fshihet pas fustanit të grave. Edi Rama as nuk i do listat e hapura, as ka hallin e grave deputete.

Në të vërtetë, ai i fyen gratë, kur thotë se ato duhet të jenë pjesë e listave të mbyllura, pasi nuk fitojnë dot vetë. Me garë të ndershme, ku Rama nuk përfshin kriminelët, nuk ble votën, nuk i kërcënon votuesit gratë kanë të gjitha mundësitë të jenë kandidatet më të votuara të qytetarëve.”

Vokshi thotë se kjo një alibi e Ramës për të mos hapur listat pasi sipas saj ai nuk mund të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>