
Albana Vokshi akuzoi Kryeministrin Rama për dështimin e arsimit, për mungesën e buxhetin dhe infrastrukturës në shkolla.
“Nuk ka rëndësi si quhet ministrja e Arsimit, Lindita, Besa, Evis. Secila është pasqyrë e dështimit të Edi Ramës me arsimin. Investimet në arsim janë me pikatore, sepse Edi Rama mashtroi qytetarët”.
Vokshi tha se Ministrja e re e Arsimit, ka 2 detyra në të cilat paraardhëset e saj kanë dështuar:
1-Të sigurojë testimin e të gjithë mësuesve, shpërblimin e tyre për vështirësinë e punës dhe kushte minimale anticovid në shkolla.
2- Të mos i bindet shefit të saj në ikje për të përdorur mësuesit në zgjedhje.
Vokshi shtoi se “mësuesit po presin qeverisjen e vendit nga PD për ngritjen reale të pagave të tyre, për një trajtim dinjitoz dhe per arsim cilësor në shkolla dhe universitete”.