Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se kryeministri Rama shkelu rregulloren e burgjeve me transmetimin drejtpërdrejtë të takimit.
Në një postim në faqen e saj në Facebook ajo u shpreh:
“Në shkelje të ligjit e Rregullores së burgjeve, shtrëngoi të flisnin live gratë e burgosura. Redona (e mitur dikur), Ermira (me 3 fëmijë të vegjël, e ndarë nga burri) treguan që për shkak të moshës apo kushteve shumë të vështira ekonomike për të ushqyer fëmijët, ishin detyruar të tregëtonin drogë.”
Ajo shtoi kryeministri Rama përdor fatkeqësitë për propagandën e tij.
“Edi Rama është i gatshëm të përdorë këdo në fatkeqësi për propagandën e tij neveritëse. Përdor gra të varfëra, të papuna; fëmijë të lënë jetimë prej neglizhencës së tij për sigurinë e banesave ku jetonin; persona me probleme mendore apo të moshuar. Në propagandën e tij, mashtrimi dhe hipokrizia nuk kanë limit. “