Partia Demokratike i ka bërë thirrje sot Kryeministrit Rama “të heqë dorë nga presioni mbi gratë greviste në Ballsh”.
Albana Vokshi, në një postim në Facebook shkroi se kryeministri “ka shkelur disa herë premtimin për rihapjen e rafinerisë dhe marrjen e pagave të prapambetura”.
Vokshi i kujtoi Kryeministrit se “në 17 shtator, naftëtarët e Ballshit ishin para dyerve të qeverisë në Tiranë për të kërkuar dialog. Edi Rama nuk i përfilli”.
Ajo tha se “harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës, që u vendos kushte grevisteve për t’i mashtruar prapë, është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e shqiptarëve”.