Drejtuesja politike e njësisë 11, Albana Vokshi takoi banorët e Laprakës, të cilët i thanë asaj se në këtë zonë qeveria dhe bashkia nuk kanë bërë asnjë investim.
“Nuk kemi as kopësht, as çerdhe, as shkollë, as ambulancë, as poste. Paguajnë 60 mijë lekë në muaj për të çuar fëmijët në shkollë tek rruga e Durrësit. Paguajmë taksat, paguajmë gjelbërimin, pastrimin, taksë për infrastrukturën arsimire dhe jemi të braktisur, ndërkohë që jemi 1.5 km nga qendra e Tiranës.”tha njëri prej banorëve.
“Uji nga 7 mijë lekë na ka shkuar mbi 30 mijë lekë, dritat nga 27 mijë lekë na kanë shkuar mbi 90 mijë lekë dhe infrastuktura është në gjendje të mjeruar nga Josif Pashko tek uzina Dinamo, mbi 20 mijë banorë”, tha një tjetër.
Vokshi u shpreh se për 8 vite qeveria e bashkia ju ka lënë në baltë. Ajo tha se qytetarët me 25 prill duhet të votojnë për një qeveri që mendon për ta.