Vokshi takim me banorët e Laprakës: Me 25 prill të votojmë një qeveri për mendon për ju

Nga Exit News
Vokshi takim me banorët e Laprakës: Me 25 prill të votojmë një qeveri për mendon për ju

Drejtuesja politike e njësisë 11, Albana Vokshi takoi banorët e Laprakës, të cilët i thanë asaj se në këtë zonë qeveria dhe bashkia nuk kanë bërë asnjë investim.

“Nuk kemi as kopësht, as çerdhe, as shkollë, as ambulancë, as poste. Paguajnë 60 mijë lekë në muaj për të çuar fëmijët në shkollë tek rruga e Durrësit. Paguajmë taksat, paguajmë gjelbërimin, pastrimin, taksë  për infrastrukturën arsimire dhe jemi të braktisur, ndërkohë që jemi 1.5 km nga qendra e Tiranës.”tha njëri prej banorëve.

“Uji nga 7 mijë lekë na ka shkuar mbi 30 mijë lekë, dritat nga 27 mijë lekë na kanë shkuar mbi 90 mijë lekë dhe infrastuktura është në gjendje të mjeruar nga Josif Pashko tek uzina Dinamo, mbi 20 mijë banorë”, tha një tjetër.

Vokshi u shpreh se për 8 vite qeveria e bashkia ju ka lënë në baltë. Ajo tha se qytetarët me 25 prill duhet të votojnë për një qeveri që mendon për ta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>