
Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ishte të martën në zonën e Laprakës në Tiranë ku zhvilloi takime me qytetarët. Nga aty ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka “braktisur qytetarët”.
Banorët i treguan Vokshit bizneset e falimentuara, gjendjen e infrastrukturës dhe gjendjen në të cilën ndodhen.
Vokshi u prezantoi atyre planin e PD për rritjen e të ardhurave përmes rritjes së pensioneve, dyfishimit të ndihmës ekonomike dhe masave të tjera lehtësuese.
“Edi Rama i ka braktisur njerëzit dhe këta qytetarë trajtohen si të dorës së dytë. Kjo gjendje duhet të marrë fund në 25 prill. E kemi në dorë vetë ta ndryshojmë. Edi Rama nuk e ka mbështetur biznesin”, tha ajo.